Shpresat në 27 gusht, Egnatia e Dinamo e mbyllin me barazim, forcat në transfertë

Nga Ervin Koçi
21 Gusht 2026, 14:42 | Futboll

Dinamo nuk arriti më shumë se barazimi në Play Off-in e konferencë league të zhvilluar në Elbasan arena.

Djemtë e ilir dajës zhvilluan një ndeshje të fortë. Qipriotët e Pafos fituan një penallti në pjesën e parë por pa mundur ta kthenin në gol. Në të dytën vendasit shfrytëzuan një kundërsulm ku Fadairo e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 78.

Megjithatë festa zgjati vetëm 3 minuta kur Pafos fitoi një tjetër penallti, por këtë herë lele nuk gabon duke barazuar rezultatin. Ky moment solli dhe përplasjen verbale mes dy trajnerëve, ndërsa tekniku I qipriotëve u ndëshkua me karton të verdhë

Në reagim trajneri Ilir Daja shpreh rezerva jo vetëm për 11-metërshin por dhe për kartonin e verdhë të ngritur ndaj kapitenit.

Megjithatë gjithçka është e hapur në përballjen e kthimit në Qipro. Por ndërsa të enjten ekipi shkoi në fushë pas një periudhe gripale, në kthim gjendja pritet të jetë më e mirë

Me barazim, por me rrjeta të paprekura, u mbyll edhe Play Off i Europa league mes Egnatias dhe Lillestrom. Të dy ekipet shqiptare do të luajnë në transfertë në 27 gusht ku do të hedhin gjithçka në fushë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos