
Vora ka shkaktuar surprizën e madhe që në javën e parë të kampionatit, teksa ka mundur 1-0 Dinamon në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.
Me "Blutë" që vinin në këtë ndeshje duke menduar për ndeshjen e mesjavës në Eurorë, Vora shfrytëzoi më së miri shansin, shkruan A2.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Gjyla.
Vora mori 3 pikë shumë të rëndësishme përballë një ekipi që mendohet se këtë sezon do të jetë përsëri një rival për titullin kampion. (A2 Televizion)