Tjetër përforcim, Egnatia mendon për portën, afron Mario Dajsinanin

Nga Dea Kozma
8 Janar 2025, 13:26 | Futboll

Tjetër përforcim, Egnatia mendon për portën, afron Mario

Egnatia vijon me përforcimet në merkaton e dimrit dhe synimi mbetet mbrojtja e titullit kampion. Ekipi nga Rrogozhina prezantoi portierin Mario Dajsinani si afrimin e fundit në skuadër.

Kampionët e Shqipërisë kishin kohë që negocionin me Laçin derisa dy palët gjetën gjuhën e përbashkët. Gardiani nga Kavaja ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova.

Në të kaluarën Dajsinani ka qenë pjesë e Partizanit, Skënderbeut dhe se fundmi aktivizohej te Laçi. Më herët, rrogozhinasit kanë rikthyer në skuadër brazilianin Fernandon, ndërsa kanë larguar Frederik Veselin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos