Spektakël dhe gola, Liverpool në “paqe” me Manchester United

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 19:31 | Futboll

Spektakël dhe gola, Liverpool në “paqe” me Manchester

Spektakël, gola dhe shumë emocione! Një ndeshje e çmendur ajo mes Liverpool dhe Manchester United në “Anfield”, ku në fund të 90 minutave nuk kishte një fitues dhe gjithçka përfundoi me rezultatin 2-2.

Në 45 minutat e para, edhe pse rastet nuk munguan, rrjetat nuk u prekën dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

Me fillimin e fraksionit të dytë, Lisandro Martinez dërgoi në festë “Djajtë e kuq”. Megjithatë, edhe kundërpërgjigja e “The Reds” nuk vonoi.

Ishte Gakpo që vendosi ekuilibrat dhe rihapi sfidën. Ndeshja u bë edhe mw e bukur kur Salah përmbysi shifrat. Pavarwsisht kësaj, asgjë nuk kishte mbaruar me kaq .

“Djajtë e kuq” nuk u dorëzuan dhe me anë të Diallo çuan shifrat në 2-2. Deri në fund, të dyja skuadrat bënë çmos për t’i marrë maksimumin sfidës, por rezultati nuk ndryshoi.

Pas kësaj ndeshje, Liverpool mbetet në krye me 46 pikë, 6  më shumë se Arsenali i vendit të dytë, ndërsa Manchester United me 23 pikë është në vendin e 13. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos