Milan, përmbysje spektakolare ndaj Interit për të fituar Superkupën

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 22:17 | Futboll

Milan, përmbysje spektakolare ndaj Interit për të fituar

Milan ka fituar me përmbysje Superkupën e Italisë në derbin ndaj Interit, ku mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, luajti rreth 60 minuta.

Në minutën e 47, Inter po kryesonte 2-0 falë golave të Lautaros në fund të pjesës së parë dhe Taremit në fillim të pjesës së dytë.

Por, kuqezinjtë përmbysën gjithçka me anë të Theo Hernandez, i cili shkurtoi diferencën me një gol nga goditja e dënimit në minutën e 52, Pulisic në minutën e 80 dhe Abraham në minutën e tretë shtesë.

Ky është trofeu i parë për Gerry Cardinale si pronar i Milanit dhe trofeu numër 50 në historinë e klubit kuqezi.

Ndërkohë, sa i përket Interit, kjo është finalja e tretë që humb trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi në karrierën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos