Tragjedi në sportin shqiptar, pësoi infarkt në stërvitje, ndahet nga jeta 22-vjeçari Erjon Morina

Nga Erald Kodhelaj
12 Dhjetor 2024, 11:44 | Futboll

Tragjedi në sportin shqiptar, pësoi infarkt në stërvitje,

Futbolli shqiptar në zi. Erjon Morina, sulmuesi 22-vjeçari skuadrës së Vushtrisë në Kosovë u nda nga jeta në spital.

Ish-futbollisti pësoi goditje në zemër në muajin tetor, teksa po stërvitej me ekipin e tij. Prej atij momenti, familjarët, shokët e skuadrës, klubi, tifozët dhe opinioni ishin në ankth për gjendjen e Morinës.

Futbollisti qëndroi për afro dy muaj i shtruar në spital, por nuk arriti të fitonte ndeshjen më të rëndësishme dhe të mbijetonte, shkruan A2.

Ai e nisi karrierën tek akademia e Prishtinës, për t’u transferuar në Zvicër. Në rikthimin në Kosovë, Erjoni luajti me Besën e Pejës, Drenicë, 2 Korrikun, Llapin, Malishevën, Ulpianën dhe së fundmi me Vushtrinë.

Ndarja nga jeta e djaloshit të ri është një tragjedi në sportin shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos