Java e gjashtë e ndeshjeve të Champions League mbyllet me duele mjaft interesante, ku në fushë zbresin Juventusi, Barcelona dhe Milani.
Bardhezinjtë i pret supersfida kundër Manchester City. Edhe pse në emergjencë prej dëmtimeve, anglezët kërkojnë të dalin nga kriza, pasi kanë arritur vetëm një fitore në 9 ndeshjet e fundit. Triumfi do ti mundësonte të parakalonin Juventusin në renditje dhe për këtë Guardiola do t’i besojë Doku, De Bruyne e Grealish me Haaland në krye të sulmit.
“Nuk mund të gjykojmë atë çfarë po ndodh tani, por vetëm të admirojmë gjithçka që City ka bërë në këto vite. Kanë fituar Champions, Botërorin për Klube dhe katër herë Champions. Përballemi me një ekip që i pëlqen të sulmojë, por jemi përgatitur mirë dhe do të japim maksimumin”, tha Motta.
“Juventusi është Juventus. Janë ekipi më i mirë italian, kanë histori dhe kualitet. Ne luftojmë të kthehemi ekipi i dikurshëm, por është e pranueshme që pas 8 apo 9 vjetësh të kalosh momente jo të mira. Ishte e pritshme, pas 4 titujve kampion me radhë. Herëta vonë do të kthehet dielli”, tha Guardiola.
Dueli tjetër i madh luhet në Dortmund, aty ku Borussia përballet me Barcelonën. Katalanasit nuk kanë pësuar humbje në katër përballjet europiane me gjermanët, ku ka fituar në dy raste. Blaugranat kërkojnë fitoren e pestë me radhë në këtë edicion të Champions.
“Jam i bindur sena pret një ndeshjet tejet e rëndësishme në Dortmund. Kjo vlen për të dyja skuadrat. Mendoj se ekipi që do të marrë tri pikët, do të vendoset në pozicion të shkëlqyer për tu kualifikuar direkt në turin tjetër. Shpresoj që do të jemi ne”, tha Flick.
Në takimet e tjera, Milani pret Crvena Zvezdan në San Siro. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e katërt me radhë, për të përforcuar pozitat në zonën playoff. Sfidë interesante edhe në Londër, ku Arsenali ndeshet me Monaco, me objektivin që të kthehet mes tetë vendeve të para. (A2 Televizion)