Tirana ka bërë të ditur se ka nënshkruar me futbollistin spanjoll Ian Soler.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin spanjoll, Ian Soler! Futbollisti 28-vjeçar është një prodhim i akademisë së Espanyol, teksa është aktivizuar edhe me të rinjtë e Almeria e Fulham! KF Tirana i uron mesfushorit mirëseardhje në familjen bardh' e blu!”, njoftojnë bardheblutë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Soler ka luajtur sezonin e fundit në Serie C në Itali me skuadrën e Alessandria-s, ku në 15 ndeshje ka arritur të shënojë edhe një gol. (A2 Televizion)