Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Kupës s Botës 2026, Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në stadiumin “Marakana” të Beogradit.
UEFA ka vendosur këtë të hënë që sfida delikate të luhet në stadiumin me 8136 në Leskovac, ashtu siç edhe kishte kërkuar Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në deklaratat pas sfidës Serbi-Angli, që u shoqërua me dhunë e kore raciste në tribuna.
UEFA ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare se sfida e 11 tetorit do të luhet në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”. (A2 Televizion)