Shqipëria e ka mbyllur me humbje aventurën në këtë edicion të Ligës së Kombeve, teksa jemi mposhtur 1-2 ndaj Ukrainës.
Aventura e kuqezinjve nisi më 7 shtator pikërisht ndaj Ukrainës, teksa i mposhtnim 1-2 në Pragë dhe ëndrra për vendin e parë u krijua në Çeki, por më 19 nëntor janë pikërisht ukrainasit që na zgjojnë nga gjumi dhe na kthejnë me këmbë në tokë.
Pritshmëritë ishin të mëdha, por Ukraina na godet me dy gola në 10 minuta në Air Albania-n e mbushur plotë. Zinchenko e gjeti golin e parë që në minutën e pestë, ndërsa kombëtarja kuqezi ende nuk e kishte marrë veten, Yaremchuk realizoi edhe golin e dytë. Ukrainasit përfitojnë nga një përgjumje e Mario Mitajt, ndërsa sulmuesi e dërgoi topin në rrjetë me lehtësi.
Bajrami realizon me penallti në minutën e 75-të, por rastet deri në fund ishin të vakëta dhe ukrainasit na mposhtin në Air Albania.
Tashmë, kuqezinjtë e mbyllin të fundit këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe për pasojë do të bien në Ligën C. (A2 Televizion)