Pritshmëritë ishin të mëdha, por Ukraina na godet me dy gola në 10 minuta në Air Albanian e mbushur plotë. Ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve për Shqipërinë ka nisur shumë keq pasi miqtë realizuan dy gola të shpejtë.
Zinchenko e gjeti golin e parë që në minutën e pestë, ndërsa kombëtarja kuqezi ende nuk e kishte marrë veten, Yaremchuk realizoi edhe golin e dytë. Ukrainasit përfitojnë nga një përgjumje e Mario Mitajt, ndërsa sulmuesi e dërgoi topin në rrjetë me lehtësi.
Megjithatë janë vetëm minutat e para të këtij takimi dhe Shqipëria ka mundësinë të reagojë, duke pasur mbështetjen edhe të tifozëve të shumtë në stadium.
(A2 Televizion)