“Kemi ardhur nga Teksasi për kombëtaren”, mbështetja për kuqezinjtë është e madhe dhe ndaj Ukrainës

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2024, 18:30 | Futboll

Stadiumi Air Albania do të jetë i mbushur sërish plotë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës, ndërsa atmosfera e dhuruar nga tifozët disa orë para takimit është tejet e nxehtë edhe pse moti nuk është se i ka favorizuar shumë.

Tifozët kuqezi janë grumbulluar si gjithmonë disa orë para takimit duke nisur festën me këngë patriotike.

Disa prej tyre folën për gazetaren e A2 CNN Dea Kozma duke thënë se kanë ardhur posaçërisht nga Teksasi për këtë takim të kombëtares sonë.

Shqipëria do të luajë sonte në orën 20:45 ndaj Ukrainës, ndeshjes e cila do të vendosë gjithçka për këtë edicion të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë në rast fitoreje shpresojnë të kapin vendin e parë në grup, nëse sfida tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë do të mbyllej në barazim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos