Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Marvin Çuni, ka realizuar golin e parë në Serie A, në ndeshjen Frosinone-Empoli, ose derbi i shqiptarëve pasi në fushën e lojës dhe në stol ishin plotë 5 futbollistë me orgjinë nga Shqipëria.
Realizimi i Çunit ishte një kryevepër, i ngjashëm me golat me takë të shënuar nga legjenda suedeze Zlatan dhe me assist nga Ibrahimovic, 17-vjeçari me origjinë shqiptare.
Çuni goditi me takë një top brenda zonës, ndërsa Etrit Berisha nuk arriti të ndalte topin që përfundoi në rrjetë.
GoaL! | Frosinone 1-0 Empoli | Marvin Çunipic.twitter.com/0fyZUCCOYX (A2 Televizion)
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 6, 2023