Momente paniku në sfidën e Kategorisë së Parë, lojtari i Burrelit bie pa ndjenja në fushë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 14:40 | Futboll

Momente paniku në sfidën e Kategorisë së Parë, lojtari

Sfida mes Tomorit dhe Burrelit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë, është shoqëruar me momente paniku.

Pas një përplasje kokë më kokë mes dy lojtarëve të Burrelit, Florenc Ferruku bie pa ndjenja në fushën e lojës në minutën e 20-të të takimit.

U desh ndërhyrja e të dyja stafeve mjekësore për të përmendur futbollistin, i cili më pas u shoqërua me ambulancë drejt spitalit rajonal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos