
Vedat Muriqi vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në La Liga, por dy golat e tij nuk mjaftuan që Mallorca të shmangte humbjen në përballjen ndaj Espanyol-it, që përfundoi me rezultat 3-2 në favor të katalanasve.
Sulmuesi kosovar ishte lojtari më i rrezikshëm i skuadrës së tij, duke realizuar të dy gola, të parin në minutën e 45 nga penalltia dhe të dytin me kokë pas një krosimi në minutën e 66.
Megjithatë, Mallorca nuk arriti ta ruajë rezultatin, pasi Espanyol shënoi edhe një gol tjetër nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke e vulosur fitoren me shifrat 3-2.
Ky ishte goli i katërt për Muriqin në ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe atë ndaj Real Madrid-it disa ditë më parë. Forma e tij mbetet e lartë dhe është sinjal pozitiv si për klubin, ashtu edhe për Kombëtaren e Kosovës. (A2 Televizion)