VIDEO| Asllani vulos suksesin e Interit, shënon sërish në Serie A

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 19:32 | Futboll
VIDEO

Kristjan Asllani ka shënuar një tjetër gol me Interin në Serie A. Mesfushori shqiptar ka realizuar nga pika e penalltisë golin e dytë në ndeshjen ndaj Torinos.

Ky është goli i dytë këtë sezon për shqiptarin me skuadrën e Interit, ndërsa ka arritur të asistojë edhe në dy gola të tjerë për shokët e tij.

Nëse takimi do të mbyllej me këtë rezultat, Interi shkon në kuotën e 77 pikëve, po aq sa Napoli, i cili do ta luajë në mbrëmje ndeshjen e kësaj jave.

A2 CNN Livestream

Latest Videos