Formacioni anti-Ukrainë, balotazh për vendin e Asanit, Daku kthehet në sulm

Nga Erald Kodhelaj
19 Nëntor 2024, 11:38 | Futboll

Në një ndeshje ku nevojitet vetëm fitorja, Shqipëria ndryshon në fazën ofensive. Dëmtimi i Jasir Asanit dhe rikthimi i Mirlind Dakut pas pezullimit, pritet të sjellin lëvizje të mëdha në sulm.

Në portë, mbrojtje dhe dyshen e mesfushës, trajneri Sylvinho pritet të mos ndryshojë asgjë, duke ia besuar numrin 1 Strakoshës, përpara të cilit do të rreshtohen Ismajli e Ajeti në qendër dhe Balliu e Mitaj nga krahët.

Pavarësisht lodhjes ndaj Çekisë, Ramadani e Asllani duhet të bëjnë edhe një sforco të fundit, teksa ndryshimet pritet të ndodhin në treshen që ndihmon sulmin. Mungesa e Asanit prej dëmtimit, pritet të shoqërohet me një tjetër pozicionim të lojtarëve.

Bajrami mund të spostohet nga e djathta në vendin e Asanit, teksa në të majtën pritet të aktivizohet Arbër Hoxha, i cili është në balotazh me Seferin dhe Muçin. I pari u aktivizua menjëherë prej minutës së30-të për Asanin, teksa sulmuesi i Besiktas zuri vendin e Bajramit në të 72-ën.

Në sulm, Mirlind Daku përfundoi pezullimin për kartonë dhe pritet të luajë titullar, duke ulur në stol Tucin. 24-vjeçari i Spartës së Pragës mbetet një alternativë e mirë për stafin teknik, ashtu si edhe Myrto Uzuni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos