Supersfida e kësaj fundjave në Premier League nuk kishte një fitues. Liverpool dhe Manchester City u ndanë në paqe në Anfield në një ndeshje ku nuk munguan dhe polemikat.
Rezultati u zhbllokua nga Stons që mbylli pjesën e parë me avantazhin minimal. Në fraksionin e dytë, Nunez fitoi një penallti ndërsa McAlister ishte i saktë nga 11 metërshi duke rikthyer baraspeshën në fushë.
Deri në fund dy ekipet luftuan shumë për të marrë fitoren por nuk ja dolën dot. Në minutën e fundit të takimit, një episode i dyshimtë ndezi shumë polemika.
The Reds protestuan për një penallti pas një dyluftimi mes Dokut dhe Mcalister, por për gjyqtarin çdo gjë ishte e rregullt.
Pas barazimit, Liverpool është në vendin e dytë me 64 pikë, po aq sa Arsenali por topçinjtë kanë golavarazh më të mirë ndërkohë City shkon në vendin e tretë me 63 pikë. (A2 Televizion)