Yamal mahnit, Barcelona vijon marshimin

Nga A2 CNN
15 Shtator 2024, 19:01 | Futboll

Yamal mahnit, Barcelona vijon marshimin

Barcelona vijon të kryesojë e vetme kampionatin spanjoll, teksa ka siguruar fitoren e pestë në po aq ndeshje të luajtura.

Katalanasit mundën Gironën 4-1, ekip i cili sezonin e kaluar e kishte mundur Barçën në dy ndeshje me rezultatin 4-2.

Lamine Yamal ishte protagonisti kryesor i ndeshjes. Adoleshenti shënoi dy herë radhazi në pjesën e parë, teksa në të dytën gjeti rrjetën edhe Olmo, para se të largohej i dëmtuar nga fusha.

Pedri çoi në katër numrin e golave, ndërsa Stuani shkurtoi diferencën në një fund shumë të tensionuar të sfidës, ku “fluturuan” kartonët e verdhë, por edhe një i kuq për Ferran Torres. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos