Nga futbolli i luajtur kalojmë te skandalet e herëpashershme që krijohen. Ylli i Mançester Siti, Kajli Uokër akuzohet se prej vitesh jeton në mënyrë të dyfishtë.
Përveç bashkëshortes Ani Kilner, nga e cila ka tre djem dhe po pret të katërtin, mbrojtësi kishte lidhje edhe me modelen Laurin Gudman, me të cilën kishte krijuar praktikisht një familje të dytë.
Ngjarja u zbulua nga modelja, me të cilën Uokër ka edhe një vajzë. Gudman i kishte kërkuar futbollistit t’i tregonte gjithçka bashkëshortes dhe pas hezitimit të tij, i kishte telefonuar vetë më 25 dhjetor, teksa Uokër ishte i angazhuar në ndeshjen me Evertonin.
Sipas saj, për familjen e dytë kishin dijeni edhe shokët e ekipit, teksa bashkëshortja Ani kërkoi menjëherë divorcin pas 12 vjetëve martesë. (A2 Televizion)