Zhgënjimi nga finalja, kaos në Buenos Aires, tifozët përplasen me policinë

Nga Dea Kozma
20 Korrik 2026, 14:42 | Futboll

Tifozët argjentinas mbushën sheshet në nisje të finales ndaj Spanjës duke krijuar atmosferë të jashtëzakonshme. Shpresa zgjati plot 106 minuta kur ferrës ndryshoi gjithçka. Humbja 1-0 i shndërroi rrugët e Buenos Aires në arenë përplasje me forcat e policisë.

Në disa zona u hodhën sende të forta drejt efektivëve, ndërsa blutë ndërhyn me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës, shkruan A2 CNN. Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë rrugë të mbushura me tym, njerëz që vrapojnë dhe automjete policie që tentojnë të rikthejnë rendin.

Autoritetet raportuan disa persona të ndaluar dhe të plagosur lehtë gjatë incidenteve ndërsa situata u qetësua vetëm pas disa orësh. Humbja në finale i dha fund ëndrrës së Argjentinës për të mbrojtur titullin botëror, duke kthyer një natë që pritet të ishte historike në një mbrëmje të mbushur me zemërim dhe zhgënjim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos