Zjarr në stadiumin "Skënderbeu", tribuna VIP përpihet nga flakët

Nga Artin Halili
4 Korrik 2024, 12:29 | Futboll

Zjarr në mjediset e stadiumit "Skënderbeu" në Korçë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të tribunës VIP si dhe mjediset e brendshme të këtij stadiumi.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ajo që ka bërë të mundur izolimin e flakëve në të gjitha ambientet e kësaj tribune dhe të dy tribunave të stadiumit.

Nuk dihet akoma nëse flakët fillimisht kanë përfshirë tribunën apo ato të ambienteve të brendshme të stadiumit.

Specialistët e shërbimit zjarrfikës bëjnë të ditur se zjarri ka ardhur në mjediset e jashtme të tribunës VIP, zjarr i cili mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e ndonjë personi që mund të ketë qenë i ulur në këto sedilje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos