Gola , assiste, sinjale pozitive por edhe situata të mbetura pezull të kuqezinjve në prag të ndeshjeve në Ligën e kombeve për përfaqësuesen shqiptare.
Në Turqi, pavarsisht emrave të mëdhenj në skuadër, Ernest Muçi ka lënë gjurmën e tij. 25 vjecari i ka dhënë Salah jo vetëm numrin 10 të fanellës por i dhuroi dhe assist për yllin egjiptian në shënimin e golit të dytë që vulosi dhe fitoren e trabzonspor.
Armando Broja prej dy vitesh është i lëkundur në fushë por në kampionatin anglez mori disa minuta me vlerë në Championship. Sulmuesi kuqezi ishte në fushë që nga minuta e parë në duelin mes Burnleyn dhe ëest Bromëich, por nuk arriti të shënojë ndërsa Burnley u mposht me shifrat 3-1.
Në Itali, Cristian Shpendi ka gjetur formën e tij teksa realizoi për Cesenën në duelin ndaj Sampdorias. Shqiptari zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të,por avantazhi nuk u mbajt deri në fund pasi 90 minuta përfunduan në barazim 1-1. Në serie A është kristian Asllani që nuk ka një marrëveshje finale për skuadrën ku do të luajë. interi duket se po kërkon të shfrytëzojë ccdo minutë të mbetur në merkaton.
Në Iran, Jasir Asani gjeti rrugën e rrjetës duke ndihmuar skuadrën të marrë 3 pikë me vlerë. Lojtari kuqezi e nisi sezonin me gol, duke zhbllokuar sfidën që në minutën e katërt në fitoren 2-0 të Esteghlal ndaj Sepahanit.
Gola, asiste dhe minuta për kuqezinjtë... Sinjale pozitive këto për teknikun e kombëtares Rolando Maran që në shtator e presin sfidat e ligës së kombeve. Kuqezinjtë do të lujanë me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon në një grup ku objektivi kyresor është vendi i parë. (A2 Televizion)