Shkëputet në krye, Shqipëria bën detyrën, fiton 3-0 ndaj San Marinos

Nga Dea Kozma
30 Shtator 2026, 10:44 | Sport

Shqipëria e Rolando Maranit bën detyrën në transfertë dhe merr një tjetër fitore në Nations League. Kuqezinjtë mposhtën 3-0 San Marinon, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund, duke ruajtur edhe portën e paprekur.

Shqipëria e gjeti golin e parë në minutën e 21-të. Pas një goditjeje këndi, Rey Manaj e devijoi topin dhe Anis Mehmeti ishte në vendin e duhur për të shënuar, duke festuar golin e tij të parë me Kombëtaren A.

Vetëm gjashtë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Manaj provoi nga goditja e dënimit, portieri vendas e grushtoi topin, por Myrto Uzuni përfitoi nga topi i kthyer dhe dërgoi sferën në rrjetë.

Pas pushimit, kuqezinjtë vazhduan të kontrollonin lojën dhe në minutën e 65-të erdhi edhe goli i tretë. Rey Manaj shënoi pas një aksioni brenda zonës, duke vulosur fitoren 3-0

Tri pikë të tjera për Shqipërinë, që pas suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë shkon në 6 pikë pas dy ndeshjeve  dhe merr një pozicion shumë të mirë në garën për kreun e grupit.

Aq më tepër pas barazimit pa gola mes Finlandës dhe Bjellorusisë, rezultat që i jep kuqezinjve mundësinë të shkëputen në krye (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos