Manchester City është pranë një goditjeje të madhe në merkato, për të gjetur zëvendësuesin e Rodrit. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Lille për talentin maroken Ayyoub Bouaddi, në një transferim që mund të shkojë deri në 100 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i një adoleshenti në historinë e Premier League, ndërsa kontrata do të nënshkruhet për 5 vite.
18-vjeçari konsiderohet një nga zbulimet më të mëdha të futbollit europian. Bouaddi tërhoqi vëmendjen e gjigantëve të kontinentit pas paraqitjeve të tij me Marokun në Botërorin 2026, ku ishte një nga protagonistët e skuadrës që shkoi deri në fazën çerekfinale, shkruan A2CNN.
Pasi debutoi shumë i ri me ekipin e parë, me të cilin në tre sezone ka grumbulluar 96 paraqitje mes Ligue 1, Champions League, Europa League, Conference League dhe Kupës së Francës, mesfushori i vitit 2007 konsiderohet një talent premtues.
Manchester City e sheh mesfushorin si një investim për të ardhmen, por edhe si një kandidat për të mbushur boshllëkun e lënë nga Rodri, pas transferimit të spanjollit te Barcelona.
Për Bouaddin, ky është hapi më i madh i karrierës, ndërsa për Manchester City-n, një tjetër investim gjigant në një talent që premton shumë.
(A2 Televizion)