Rama reagon pas takimit me ambasadorin e SHBA Eric Wendt

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 10:24 | Politikë

Rama reagon pas takimit me ambasadorin e SHBA Eric Wendt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.

“Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”, shkruan Rama, duke shoqëruar postimin me një foto nga takimi.

Pas takimit me kryeministrin Rama, ambasadori amerikan pritet të zhvillojë një takim edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Wendt mori zyrtarisht detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri të shtunën, kur i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos