Këtë fundjavë në Shkodër do të zhvillohet një nga eventet më të rëndësishme të boksit që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë.
Të shtunën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi'' emrat më të mëdhenj të boksit shqiptar, duke filluar nga Nelson Hysa, që kërkon të fitojë titullin “WBC Asia Title” e për të vazhduar me Arjon Kajoshin që lufton për gjerdanin e “WBF World Title”.
Ndërkohë nuk mungojnë dhe emrat e tjerë si Alban Bermeta, Denis Nurja, Alban Beqiri apo Rexhildo Zenelin. Një tjetër surprizë do të jetë prezenca e boksierit me famë botëror, amerikani Roi Jones Jr që aktualisht është 55 vjeç, por ka një karriere të pasur duke qenë kampion bote dhe kampion olimpik disa herë rresht duke arritur majat në boksin profesionist.
Pritshmëritë janë të më mëdha dhe për këtë emocionet janë të garantuara. Aktiviteti është të shtunën në orën 17:00. (A2 Televizion)