Basket meshkuj\ Besëlidhja thyen Vllazninë, Teuta “leksion” Tiranës

Nga Erald Kodhelaj
9 Dhjetor 2024, 19:36 | Sporte të tjera

Basket meshkuj Besëlidhja thyen Vllazninë, Teuta “leksion”

Të dielën u mbyll dhe java e 8 në Superligën e basketbollit për meshkuj.

Besëlidhja marshon e qetë në krye, teksa mundi Vllazninë me rezultatin final 83-76, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Kjo ishte fitorja e tetë në po kaq ndeshje për ekipin e Afrim Bilalit.

Ndërkohë, Tirana e Erkand Karajt u mund nga Teuta në palestrën sportive “Farie Hoti”. Durrsakët që në fillim ishin në avantazh, ndërsa mbyllën periodën e parë me shifrat 28-40. Edhe në pjesën e mbetur historia nuk ndryshoi, pavarësisht këmbënguljes së kryeqytetasve, gjithçka u mbyll me shifrat 76-83.

Lojtari më i miri ishte Hysenagolli me 26 pikë.

Pas javës së 8, Besëlidhja është në vendin e parë me 16 pikë, 3 më shumë se Teuta e vendit të dytë, ndërsa Tirana qëndron në vendin e tretë me 11 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos