Volejbolli i parapriu festave të nëntorit, me organizimin e Kupës Pavarësia në Farkë, ku morën pjesë skuadra nga Shqipëria dhe Kosova.
Pas aktivitetit të zhvilluar në Farkë, që zgjati tre ditë, Kupa Pavarësia për meshkuj u fitua nga Partizani. Skuadra e Ylli Tomorrit dominoi përballë Skënderbeut, me rezultatin e pastër 3-0.
Të kuqtë ende nuk kanë humbur një set loje në këtë sezon dhe konfirmohen si skuadra më e mirë në parket. Për femra trofeu u fitua nga skuadra e Skënderajt. Vajzat nga Kosova mposhtën Skënderbeun në gjysmëfinale dhe më pas fituan 3 me 2 finalen përballë Partizanit. (A2 Televizion)