Pavarësisht vështirësive, artet marciale “lulëzojnë” me ritme të shpejta në Peqin

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 14:41 | Sporte të tjera

Artet marciale po lulëzojnë me ritme të shpejta në Peqin. Edhe pse mbeshtetja është e pakët, fëmijë e të rritur të moshave të ndryshme zgjedhin të mos e braktisin pasionin e tyre më të madh.

Peqini njeh një histori disa vjeçare në këtë sport, duke lëne gjurmë historie edhe jashtë vendit. Kick Boksi dhe Karateje janë dy nga sportet që preferohen më shumë në këtë vend.

Çdo ditë ata stërviten intensivisht me ëndrrën që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në evente ndërkombëtare, shkruan A2 CNN.

Edhe trajneri Arjan Bahja shprehet se interesi i të rinjve në Peqin sa vjen e po shtohet, ndërsa jep një mesazh dhe për brezin e ri.

Ëndrra e tyre më e madhe është që një ditë të valvisin flamurin kuqezi në evente botërore, një punë e vështirë, por jo e pamundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos