Një bodybuilder brazilian, Jose Mateus Correia Silva, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë stërvitjes intensive.
28-vjeçari, i njohur për pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare të peshave të rënda, ndërroi jetë në një palestër në Aguas Claras, Brasilia. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 28-vjeçari nuk ia ka dalë.
Daily Mail duke iu referuar disa mediave në Brazil, shkruan se ataku kardiak mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të steroideve anabolikë, një faktor i njohur që mund të shkaktojë probleme kardiake.
Edhe pse nuk ka prova se Jose përdorte steroide, disa e kanë ndryshimin drastik të trupit të tij, i cili po plakej me shpejtësi, si një treguesit. (A2 Televizion)