Dy herë kampion Evrope, boksieri fierak Aleksandër Kallashi, synon titullin kampion bote, me një ndeshje që dëshiron ta zhvillojë në qytetin e tij të lindjes, Fierin.
Për këtë arsye i shoqëruar nga trajnerët dhe menaxherja e tij, 30-vjecari u prit nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, nga ku mori mbështetje për zhvillimin e sfidës për kampion bote, shkruan A2 CNN.
Ndërsa trajneri dhe menaxherja e boksierit inkurajojnë institucionet që të mbështesin këto talente në mënyrë që të mos i marrë bota, por të përfaqësojnë ngjyrat dhe shtetin shqiptar.
Aleksandër Kallashi është sfidant në peshën 69 kilogramë dhe dorezat i ka veshur për herë të parë në moshën 13-vjeçare. Vite e fundit ai ka jetuar dhe stërvitur në Dortmund të Gjermanisë. (A2 Televizion)