Basketboll meshkuj\ Tirana mund Flamurtarin dhe siguron çerekfinalen e Kupës

Nga Dea Kozma
4 Shkurt 2025, 19:06 | Sporte të tjera

Tirana e basketbollit të meshkujve mundi me rezultatin 80-61 Flamurtarin dhe siguroi një biletë për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Për bardheblutë, ky ishte një test përpara ndeshjeve të forta që i presin në këtë kompeticion. Kryeqytetasit dominuan përballë vlonjatëve, duke qenë gjatë gjithë kohës në avantazh, shkruan A2.

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 45-25. Edhe pas pushimit, ekipi i Karajt nuk e uli ritmin dhe mbajti diferencën e njëjtë, ndërsa perioda e tretë përfundoi me shifrat 64-42.

Në fund, trajneri Erkand Karaj aktivizoi dhe djemtë e rinj dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 80-61.

Për trajnerin Erkand Karaj dhe basketbollistin Riçard Lilaj, Tirana synon çdo trofe dhe forca do të tregohet që në ndeshjen e radhës, kur bardheblutë do të luajnë me Vllazninë në çerekfinale. 

Në ndeshjet e tjera, Besëlidhja përballet me Partizanin, Teuta me fituesin e çiftit Elbasani-Skënderbeu, ndërsa Apolonia sfidon Kamzën.

Të gjitha ndeshjet çerekfinale do të luhen të mërkurën, në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”, në Elbasan.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos