Këtë fundjavë u zhvillua në Vlorë finalja e “Beach Voley” që bëri bashkë të gjithë të apasionuarit pas sportit të volejbollit.
8 ekipe për femra dhe 8 për meshkuj morën pjesë në këtë garë 3 ditore në Vlorë që dhuroi emocione jo vetëm për pjesëmarrësit pro edhe për të pranishmit.
Aktiviteti i zhvilluar në kuadër të Projektit Vlora qyteti evropian i sportit erdhi si një si një bashkëpunim i Bashkisë Vlorë me federatat e Volejbollit për Shqipërinë dhe Kosovën.
Në fund të kompeticionit. fitues të vendit të parë dhe të dytë për femra dhe meshkuj janë shpallur çiftet e ardhur nga Italia . Aktiviteti ngjalli interesin e shumë banorëve e turistë të cilët kishin preferuar që këtë fundjavë ta kalonin në Vlorë. (A2 Televizion)