Paraeliminatoret e Kupës së Botës, Shqipëria përballë Austrisë për fitoren e parë në grup

Nga Dea Kozma
21 Nëntor 2024, 14:57 | Sporte të tjera

Paraeliminatoret e Kupës së Botës, Shqipëria

Pas kombëtares së futbollit, sot në mbrëmje e kanë radhën kuqezinjtë e basketbollit të zbresin në parket.

Ekipi i Erkand Karajt do të luajë përballë Austrisë në kuadër të ndeshjeve paraeliminatore të Kupës së Botës 2027. Në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës, kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, ka mbyllur dhe seancën e fundit stërvitore ku grupi ishte i plotë dhe pa probleme fizike.

Përballë Austrisë nuk do të jetë aspak e thjeshtë për djemtë kuqezi, por qëllimi është një dhe i vetëm: të japin maksimumin dhe të sigurojnë fitoren e parë në grup. Shqipëria ndodhet në Grupin C, ku pas disfatës në ndeshjen e parë me Armeninë, djemtë e Karajt me një sukses të mundshëm sot kërkojnë të mbajnë gjallë shpresat e kualifikimit më tej.

Ndërkaq, para takimit, do të ketë dhe një ceremoni të veçantë për basketbollistin Endrit Hysenagolli që pas ndeshjes me Austrinë ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja shqiptare.

36-vjeçari ka qenë pjesë e kuqezinjve që në vitin 2006 dhe që atëherë ka luajtur në mbi 100 ndeshje me fanellën kuqezi. 

Ndeshja Shqipëri-Austri do të luhet sot, në orën 19:30, në pallatin “Dhimtraq Goga”, në Durrës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos