Eventi ‘Motor Fest 4’, po organizohet për herë të katërt në Bashkinë Shijak, raporton A2 CNN.
Synohet që muaji qershor të kthehet në një muaj simbolik, ku çdo vit të zhvillohet Motor Fest, me synim që të nxisi zhvillim kulturor-artistik në Shijak dhe të tërheqi turizmin.
Në Shijak erdhën mbi 2000 motora nga 46 grupe ndërkombëtare shoqatash motorash, nga ku do të marrin pjesë Shoqata Motoristësh nga: Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, Zvicra, Franca, Gjermania, Holanda, Suedia, USA, Danimarka, Novergjia, dhe do të mbyllet me koncert live me të ftuar special.
Ndërsa në orën 21:00, do të jetë momenti kulmor i mbrëmjes, transmetimi i ndeshjes Shqipëri – Serbi në një ekran gjigand (LED Ëall). (A2 Televizion)