Briken Çalja shkëlqen në Kampionatin Ballkanik, thyen rekordin pas 25-vjetësh

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 17:23 | Sporte të tjera

Briken Çalja shkëlqen në Kampionatin Ballkanik, thyen rekordin

Briken Çalja shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes. Ishte një garë perfekte ajo Briken Çaljes në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Durrës. Sportisti i Team Albania që garon në peshën -79kg, e nisi garimin e tij me 150kg në shkëputje, provë të cilën e kaloi me sukses dhe vendosi dhe rekordin e ri ballkanik, pas 25 vjetësh.

Në shtytje Briken Çalja e nisi me 180kg, duke e kaluar me sukses, ndërsa e ngriti peshën deri në 185kg në provën e tretë, duke siguruar vendin e parë edhe në shtytje dhe duke vendosur rekorin e ri ballkanik për këtë stil, shkruan A2 CNN.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

Në total Briken Calja ngriti 335kg, duke vendosur rekordin e ri dhe në dygrësh. 3 medalje Ari dhe 3 rekorde të reja Ballkanike për kampionin Briken Calja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos