Për herë të parë pas 14 vitesh në një intervistë bashkë, vëllezërit boksierë rrëfehen në “Dita Jonë”

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 09:13 | Sporte të tjera

Adrian Hadribeaj dhe Ermal Hadribeaj, dy vëllezër boksierë, ishin të ftuar në studion e “Dita Jonë” në A2CNN, ku treguan për fillimet e tyre në karrierë.

“Është hera e parë në 14 vite që bëhemi bashkë si vëllezër në Tiranë. Është ditë historike për ne”, thanë fillimisht boksierët.

Adriani theksoi se e ka nisur karrierën në karate, ndërsa në vitin 2012, pasi kisha arritur fitore në Ballkan dhe Europë, doja të provoja diçka tjetër. Në Amerikë ishte shumë popullore MMA-ja (Artet Marciale Mikse) dhe doja të provoja veten aty. Aty nisi rrugëtimi im”.

“Isha 20 vjeç kur ika në Amerikë dhe vëllai 17. E kisha kokën mbrapa, më erdhi shumë keq që ika”, shtoi Adrian Hadribeaj.

Ndërsa Ermali tha: “E doja sportin që i vogël. E kam nisur me futboll, pastaj karate, gjimnastikë, arte marciale mikse dhe kam përfunduar në boks. Kam shijuar çdo sport. Kam qenë kompetitiv dhe doja të dilja i pari në çdo sport”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos