Kombëtarja shqiptare e basketbollit rikthehet në parket për dy ndeshjet parakualifikueset në eurobasket.
Këtë te enjte kuqezinjtë do të përballen me Sllovakinë në transfertë në duelin që nis në orën 18:00. Skuadra e drejtuar nga Erkand Karaj mbërriti mesditën e të mërkurës në Sllovaki ku aty zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore.
Lajmi i mirë është se i gjithë grupi është i plotë dhe në dispozicion të trajnerit Karaj. Në skuadër mbizotron një frymë pozitive dhe pas asaj fitoreje me Austrinë në shkurt, kuqezinjtë duan të tregojnë se asgjë nuk ka qënë një rastësi.
Besimplotë se do tja dalin.. ekipi mbylli përgatitjet në Sllovaki në një seancë që zgjati pak më shumë se një orë me grupim që provoi skema të ndryshme taktike, shkruan A2 CNN.
Nëse do t’i referohemi përballjeve direkte në 6 ndeshje, sllovakët kanë fituar 5 herë, ndërsa suksesi i vetëm i përfaqësues kuqezi është në vitin 2016, kur arriti ta mund Sllovakinë me rezultatin 72-65 ne Asllan Rusi, ndeshje kjo e vlefshme për kualfikueset në Eurobasket.
Megjithatë kuqezinjtë nuk kanë çfarë të humbin dhe do të japin gjithçka për një tjetër rezultat pozitiv. Dueli Sllovaki-Shqipëri do të luhet këtë të enjte në orën 18:00 ndërsa tre ditë më vonë, në 30 nëntor Shqipëria pret në Shkodër Kosovën.. (A2 Televizion)
