Briken Calja i afrohet medaljes në Botërorin e Peshëngritjes

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 21:37 | Sporte të tjera

Briken Calja i afrohet medaljes në Botërorin e Peshëngritjes

Briken Calja e ka mbyllur Botërorin e Peshëngritjes me vendin e katërt në stilin e shkëputjes.

Peshëngritësi ynë ngriti 153 kilogramë në ketë disiplinë, ndërsa dështoi në shtytje, shkruan A2.

Në të treja provat për 183 kilogramë Calja nuk realizoi asnjë, duke mos i dhënë vetes për pasojë mundësinë për t'u renditur edhe në dygarësh.

Calja garoi në kategorinë 73 kilogramë, ndërsa nesër nga bateria B për 81 kilogramë do të garojnë Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos