Dominim në derbi, Partizani fiton ligën “Gjergj Kastrioti” në volejboll

Nga A2 CNN
4 Mars 2024, 12:09 | Sporte të tjera

Dominim në derbi, Partizani fiton ligën “Gjergj Kastrioti”

Partizani në volejboll për meshkuj është fitues i Ligës “Gjergj Kastrioti”, turne i përbashkët mes skuadrave shqiptare dhe atyre të Kosovës. Të kuqtë triumfuan në finale përballë Tiranës me rezultatin e pastër 3 me 0.

Edhe pse derbi përfundoi shumë shpejt dhe skuadra e drejtuar nga Ylli Tomori dominoi në parket, duhet theksuar se të tre setet ishin të luftuara.

Me këtë triumf, Partizani konfirmoi formën fantastike të këtij sezoni, ku ka dominuar edhe në kampionat, duke kryesuar, pa pësuar asnjë humbje. Jo rastësisht, lojtari më i mirë i finaleve u shpall Kutinjo të kuqve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos