Volejbollistja shqiptare Erblira Bici vijon me sukseset e saj në Serie A italiane. Sportistja që luan me Romën përveçse po ndihmon skuadrën për të arritur objektivat , është dalluar dhe nga ekspertet e volejbollit italian.
Ajo është pozicionuar mes pesë volejbollisteve më të mira që Serie A1 ka. 27-vjecarja e lindur në Gramsh ka një karrierë shumë të suksesshme. Ajo doli pikëshënuesja më e mirë e skuadrës sezonin e kaluar, lojtarja e ndeshjes në finalen e Kupës së Italisë.
Në listën e trofeve të saj numërohen 4 kampionate shqiptare dhe 5 kupa shqipërie, 1 kupë italiane A1 dhe 1 kupë A2 me Romën, 1 Champions League dhe 1 kampionat A2 me Romën ndërsa është pjesë dhe e kombëtares shqiptare që nga viti 2014.
Rezultatet të jashtëzakonshme këto që arrihen vetëm me punë dhe seriozitet maksimal. (A2 Televizion)