
Lando Norris është kampioni i ri i botës në Formula 1.
Piloti britanik i McLaren ka fituar kampionatin mes drithërimave, pasi në fund diferenca e tij në klasifikim ishte vetëm 2 pikë nga Max Verstappen, shkruan A2.
Holandezi u nis i pari dhe përfundoi i pari në Abu Dabi, por kjo nuk i mjaftoi, pasi Norris e mbylli garën i treti, rezultati që i mjaftonte për titullin kampion nëse holandezi i Red Bullit fitonte garën.
Në vend të dytë e mbylli garën Oscar Piastri me McLaren-in tjetër, me australianin që përfundoi në vendin e tretë të klasifikimit të përgjthshëm.
(A2 Televizion)