Formula 1, Hamilton e LeClerc zhvillojnë testet e para me Ferrari

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 12:42 | Sporte të tjera

Formula 1, Hamilton e LeClerc zhvillojnë testet e para me Ferrari

Njëvendëshja e Ferrarit për Botërorin 2025 debutoi nëpistë, aty ku u drejtua për herë të parë nga Lewis Hamilton dhe Charle LeClerc.

Piloti nga Monako zbriti i pari në cirkuitin e Fioranos, teksa më pas i’a dorëzoi makinën shtatë herë kampionit të botës. SF-25, e cila është evolucioni i makinës nënkampione të sezonit të kaluar, u prit me entuziazëm edhe nga tifozët e pranishëm rreth pistës.

Ferrari do të kërkojë titullin e parë botëror për konstruktorë, që mungon prej vitit 2008. Testet e Formula 1 nisin javën e ardhshme në Bahrein, përpara garës së parë të sezonit, më 16 mars në Australi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos