Kombëtarja shqiptare e basketbollit do të luajë sot përballë Armenisë në ndeshjen e vlefshme për parakualifikueset e Botërorit 2027.
Skuadra nën drejtimin e Erkand Karaj mbylli të mërkurën përgatitjet ku grupi ishte i plotë dhe pa probleme fizike.
Mungesa e Julian Hamatit në këtë grumbullim mund të ndikojë disi në skuadër megjithatë sipas trajnerit Karaj, edhe me lojtarët që ka, grupi mund të bëjë mirë dhe pse jo të shpresojë te fitorja.
Aktualisht Shqipëria është në vendin e tretë në grup por një sukses përballë armenëve mund ti dërgonte në vendin e dytë dhe të rikthente shpresat se mund të kualifikohet më tej si një nga vendet e dyta më të mira.
Mundësitë janë të pakta pasi llogaritë do bëhen dhe në grupet e tjera. Dueli Shqipëri-Armeni do të luhet sot në orën 19:00 në Pallatin e Sportit Dhimitraq Goga. (A2 Televizion)