Shqipëria është gati për të mirëpritur Giro D'italia, turneun e famshëm të çiklizimit që për herë të parë në histori të zhvillohet në vendin tonë.
180 garues u prezantuan në një ceremoni të veçantë në sheshin Skënderbej ndërsa priten që sytë e 800 milionë teleshikuesve të jenë për tre ditë në vendin tonë. Skuadrat kanë mbërritur në Tiranë që në datat 5 dhe 6 maj ndërsa të enjten u zhvendosen në Durrës për tu përgatitur për nisjen e garës.
Edicioni i 108 i këtij turneu do të zhvillohet në tre etapa ku tre pikat kryesore do të jenë Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Sportistë që vijnë nga çdo vend i botës, nga Japonia deri në vendet më të afërta në Europë ndërsa nuk do të mungojnë dhe kampionët nga Sllovenia apo Belgjika.
Një e veçantë e këtij edicioni është se këtë herë, presidenti i federatës shqiptare të çiklizmit, Skënder Anxhaku ka negociuar me organizatorët e këtij turneu që ekipi kombëtar kuqezi të zhvillojë një minigarë të saj, një orë para nisjes së etapës së parë dhe me pas t’ia lënë stafetën çiklistëve më të mëdhenj në botë.
Çdo gjë është gati për të pritur turneun më të rëndësishëm të çiklizmit. Giro D'italia do të nis në datën 9 maj ne Durrës dhe përfundon më 11 maj në Vlorë. (A2 Televizion)