Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 14:36 | Sporte të tjera

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

Greg Louganis, legjenda amerikane e kërcimeve nga trampolina, ka marrë një vendim të papritur në moshën 65-vjeçare. Ai ka shitur tre nga medaljet e tij olimpike – dy të arta dhe një të argjendtë – për një vlerë totale prej 431 mijë dollarësh, duke u përgatitur kështu për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për të nisur një jetë të re në Panama.

Louganis, i cili fitoi medalje në Lojërat Olimpike të Montrealit 1976, Los Anxhelosit 1984 dhe Seulit 1988, i ka parë këto trofe si pasuri të vetme të vlefshme për t’i shndërruar në të ardhura. Sipas shtëpisë së ankandeve RR Auction, medalja e artë e fituar në Seul 1988 në kërcimin 10 metra u shit për mbi 201 mijë dollarë, ndërsa medalja e artë e Los Anxhelosit 1984 për 199 mijë dollarë. Medalja e argjendtë e Montrealit 1976, e fituar në moshën 16-vjeçare, u ble për 30 mijë dollarë, shkruan A2 CNN.

“Thashë të vërtetën; kisha nevojë për para. Shumë njerëz ndërtojnë biznese e i shesin, unë kisha medaljet e mia,” shkroi ai në rrjetet sociale, duke theksuar se pas shitjes së shtëpisë në Kaliforni, vendimi për t’u zhvendosur në Panama është i pashmangshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos