Botërori i Mundjes/ Valiev kualifikohet në finalen e madhe, nesër synon medaljen e artë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2025, 18:21 | Sporte të tjera

Botërori i Mundjes/ Valiev kualifikohet në finalen e madhe, nesër

Chermen Valiev, mundësi që përfaqëson Shqipërinë dhe që i dha vendit tonë medaljen e parë olimpike në histori, është kualifikuar në finalen e peshës 74 kg të stilit të lirë, në Botërorin e Mundjes.

27-vjeçari fillimisht eleminoi belgun Ibragim Veliev dhe mundësin nga Mongolia, Erdenebat.

Në çerekfinale, Valiev fitoi ndaj amerikanit David Aron me rezultatin 7-5, shkruan A2. Më pas, në gjysmëfinale, Valiev mposhti Sidakov 6-4.

Tashmë, nesër mundësi që përfaqëson Shqipërinë do të ndeshet për medaljen e artë, ndërkohë që në rastin më të keq, do i sigurojë vendit tonë medaljen e argjendtë në Botërorin që po zhvillohet në Kroaci.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos