Shuhet legjenda pogradecare e mundjes, Virxhil Maçolli

Nga Artin Halili
20 Gusht 2025, 19:28 | Sporte të tjera

Shuhet legjenda pogradecare e mundjes, Virxhil Maçolli

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare, Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare  por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion prej vitesh jetonte në SHBA, por së bashku me një tjetër emër të madh të mundjes Xhelil Cibaku merreshin me historikun e mundjes pogradecare.

Pak ditë më parë të dy së bashku kanë pasur një takim me kryebashkiakun e Pgradecit Ilir Xhakolli të cilit i kanë kërkuar mbështetje për të rikthyer sportin e mundjes në qytetin liqenor.

Fjala e Maçollit në këtë takim është pritur ngrohtë nga të gjithë pasi historia e mundjes në Pogradec është e madhe, siç është e tillë historia e një mundësi Virxhil Maçolli.

Shuhet legjenda pogradecare e mundjes, Virxhil Maçolli

Kur të gjithë prisnin që Maçolli të rikthente sërish tapetin e mundjes në Pogradec, krejt papritur historia e mundjes së këtij qyteti na la të gjithëve.

Me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët në QSUT, goditja kardiake ka qenë e fortë saqë mjekët e kanë pasur të pamundur ta mbanin në jetë.

Virxhil Maçolli do të kujtohet për gjithçka i dha sportit pogradecar të mundjes, por tashmë dikush tjetër duhet të marrë përsipër rikthimin e mundjes edhe për të plotësuar amanetin e ish kampionit të mundjes pogradecare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos