Dy basketbollistë shqiptarë shpallen nënkampionë Europe

Nga A2 CNN
14 Shtator 2025, 22:39 | Sporte të tjera

Dy basketbollistë shqiptarë shpallen nënkampionë Europe

Basketbollistët shqiptarë Erxhan Osmani dhe Kenan Sipahi janë shpallur nënkampionë të Europës me Turqinë, pas finales së fituar nga Gjermania.

Kenan Sipahi shënoi 3 pikë dhe Erxhan Osmani shënoi 2 pikë në finale, pasi në gjysmëfinalen ndaj Greqisë shkëlqeu me 28 pikë dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, shkruan A2.

Gjermania fitoi finalen e Europianit me rezultatin e ngushtë 88:83, pas një ndeshjeje shumë të luftuar.

Te turqit, pikëshënuesi më i mirë ishte Alperen Sengun, me 28 pikë, ndërsa te Gjermania u shqua Isaa Bonga me 20 pikë, i ndihmuar nga Franz Wagner me 18 pikë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos